
Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë kundër bazave të militantëve në Rripin e Gazës pas kërcënimit të tyre për sulme të mundshme.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza deri në këto momente janë vrarë 8 persona, mes të cilëve një e mitur dhe një komandant i lartë i Xhihadit Islamik Palestinez.
Operacioni vjen pas disa ditësh tensionesh, për shkak të arrestimit të një zyrtari të lartë të Xhihadit Palestinez në Bregun Perëndimor. Militantët janë zotuar se për të gjitha këto veprime të ushtrisë izraelite do të marrin hak duke bombarduar qytetet e Izraelit.
Në një konferencë për shtyp në lidhje me këto zhvillime, kryeministri izraelit, Lapid u shpreh se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që organizatat terroriste të zbatojë agjendën e tyre të dhunës.
Forcat izraelite të mbrojtjes raportojnë se objektiv kryesor kanë qenë bazat kryesore të Xhihadit Palestinez, por raportimet nga terreni flasin dhe për bombardimin e një kulle të lartë në qytetin e Gazës.
Ditët e fundit, Izraeli ka rritur masat e sigurisë pranë kufirit pas kërcënime nga ana e militantët për sulme të mundshme kundër civilëve. (A2 Televizion)