Tensionet me Iranin, ish-zyrtarët e lartë: Rrezik për një tjetër luftë

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 21:28 | Bota
Tensionet me Iranin, ish-zyrtarët e lartë: Rrezik për një

Zyrtarë të lartë amerikanë paralajmërojnë për nisjen e një lufte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa tensionet mes dy vendeve përshkallëzuan ndjeshëm, me sulmin kundër bazave në Irak.

“Mendoj se jemi në prag të një tjetër lufte në Lindjen e Mesme. Ajo që kemi mësuar në shekullin e 21-të, është se luftërat nisin shumë lehtësisht, por është e vështirë të dalësh prej tyre. Por ndërsa kemi filluar këtë cikël të goditjeve e kundërgoditjeve, atëherë në mendjen time nuk ka më asnjë dyshim se jemi drejt një lufte tjetër”, shprehet Leon Panetta, ish-drejtor i CIA-s.

“Mendoj se pyetja e parë është; çfarë do të ndodhë më pas? Shpresoj se kjo është diçka që është konsideruar dhe diskutuar para vrasjes së gjeneralit. A do të sulmojmë objektivë iraniane, do të vihemi pas zonave nga ku ata hedhin raketat, apo do të godasim shënjestra ekonomike? Nuk jam i sigurt nëse duam të nisim një betejë për naftës pasi kjo do të rezultonte në rritje katastrofike të çmimeve. Shpresoj që në administratë të ketë zëra që thonë se nuk e duan përshkallëzimin e situatës”, thotë Chris Hill, ish-ambasador amerikan në Irak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos