Tensionet në zyrat e FRD, PD: Akt brutal i urdhëruar nga Rama

Nga A2 CNN
12 Mars 2021, 13:44 | Politikë
Tensionet në zyrat e FRD, PD: Akt brutal i urdhëruar nga Rama

Partia Demokratike ka dënuar vendimin e Bashkisë së Tiranës, e cila kërkoi nga partia Fryma e Re Demokratike, të lirojë zyrat.

Duke e quajtur një sulm brutal të urdhëruar nga Rama, PD thotë se ky vendim u mor për arsyen e vetme se FRD doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të djathtë.

“Partia Demokratike dënon aktin brutal, të urdhëruar nga Edi Rama kundër partisë Fryma e Re Demokratike. Përdorimi i forcës policore kundër një partie politike është treguesi më domethënës se Edi Rama është kundërshtar i lirisë dhe i demokracisë.

Vendimi për të nxjerrë FRD-në nga selia për arsyen e vetme se doli në opozitë dhe iu bashkua koalicionit të PD-së provon se Edi Rama është një një politikan hakmarrës dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe për qytetarët.

Edi Rama po vepron në panik, pasi ai e kupton më mirë se kushdo që është i humbur. Në 25 prill , pushteti i tij autoritarist, shteti i tij policor do të marrë fund! Qytetarët do të votojnë për PD dhe koalicionin tonë për të sjellë ndryshimin!”, deklaron Partia Demokratike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/12/presidenti-meta-perplaset-me-policine-ne-zyrat-e-frymes-se-re-demokratike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos