Tensionet Turqi-Greqi, Franca shton praninë në Mesdhe. Erdogan: Nevojitet dialog

Nga A2 CNN
13 Gusht 2020, 20:29 | Bota
Tensionet Turqi-Greqi, Franca shton praninë në Mesdhe. Erdogan:

Pas ultimatumeve e paralajmërimeve disaditore lidhur me vendimin e Ankarasë për të nisur kërkimet për gaz në Mesdheun lindor, Turqia dhe Greqia flasin për dialog.

Presidenti Rexhep Taip Erdogan tha të enjten se e vetmja zgjidhje ndaj mosmarrëveshjes më Athinën, do të vinte përmes dialogut dhe negociatave dhe se Ankaraja nuk po kërkonte aventura në rajon.

 “Rruga drejt një zgjidhje në Mesdheun lindor është përmes dialogut dhe negociatave. Nëse veprojmë sipas logjikës dhe arsyes do të gjejmë një zgjidhje që është në interesin e të gjithëve”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk u shpreh se do të flasë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, në lidhje me mosmarrëveshjet e fundit me Greqinë.

https://a2news.com/2020/08/10/kerkimet-ne-mesdheun-lindor-greqia-paralajmeron-turqine-do-te-mbrojme-sovranitetin-tone/

Deklarata e tij vjen pasi presidenti francez Emanuel Macron, i cili i kërkoi Ankarasë të ndërpresë kërkimet në ujërat mes Qipros dhe Greqisë, duke kërcënuar edhe më sanksione të BE, shtoi praninë ushtarake në rajon.

https://a2news.com/2020/08/11/anije-lufte-ne-mesdhe-greqia-ultimatum-turqise-ankaraja-nuk-largohemi/

Të enjten, ushtria franceze zhvilloi stërvitje të përbashkëta ushtarake me forcat greke pranë ishullit të Kretës. Më herët, kryeministri grek Kirkiakos Mitsotakis tha se Athina ishte e interesuar të dialogonte mbi çështjen me Turqinë, por jo në klimën e tensioneve dhe provokimeve, dhe mbi bazën e ligjit ndërkombëtar.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos