Tensioni në Kosovë, Beqiri: Një shantazh ku rreziku për sulm është i ulët, serbët në veri më të penalizuarit nga barrikadat

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 23:24 | Aktualitet

Situata në veriun e Kosovës po merr përmasa gjithmonë e më të tensionuara, ku sot janë ngritur barrikada të reja dhe Beogradi ka shpallur gatishmërinë e ushtrisë. Sipas politologut Beqir Shkumbini situata paraqet “aromë tensioni, por jo një tension që mund të përfundojë në një situatë që i përgjigjet veprimit të sotëm të Vucicit për ngritjen e gatishmërisë me të lartë të forcave ushtarake dhe policore”. Beqiri e cilëson si “një shantazh, por një sulm direkt i Serbisë, siç reklamohet nga mediat, është tërësisht i ulët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos