Tentativa e fundit për “targat”, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel

Nga A2 CNN
21 Prill 2022, 17:24 | Ballkani
Tentativa e fundit për “targat”, kryenegociatorët e

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, në tentativën e fundit për të vulosur një marrëveshje për çështjen e targave.

Sot skadon dhe afati i ujdisë së përkohshme që rregulloi qarkullimin e automjeteve në territoret respektive me mbulimin e simboleve shtetërore.

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtori i zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, pritet të takohen me ndërmjetësimin e të emëruarit të posaçëm të BE për dialogun, Miroslav Lajçak.

https://a2news.com/2022/04/20/neser-perfundon-afati-marreveshja-per-targat-kosova-dhe-serbia-ne-raundin-e-fundit/

Zyrtari i Brukselit po zhvillon takime bilaterale me palët për të diskutuar detajet dhe temat e bisedës. Mediat e Beogradit raportojnë se pjesë e bisedës së Petkoviç me Lajçak ishte Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, çështja e targave, personat e pagjetur dhe energjia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos