
Një çift është marrë në pyetje nga policia dhe rrezikon të përballet me akuza serioze pasi një i dyshuar si hajdut makinash u rrah për vdekje nga turma në qytetin amerikan të Filadelfias.
Policia sqaron se personi që ndërroi jetë, tentoi të vidhte makinën e gruas, brenda së cilës ndodheshin 3 fëmijët e saj të mitur. I dashuri i gruas, i cili është dhe babai i dy prej fëmijëve e ndoqi me vrap makinën derisa ajo mbeti e bllokuar për shkak të trafikut.
54 vjeçari i dyshuar u tërhoq me forcë nga makina dhe u rrah nga i dashuri i gruas dhe disa banorë të zonës. I dyshuari ishte i pavetëdijshëm kur mbërriti ambulanca dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Policia ka nisur një hetim dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Zyra e ekspertizës ende nuk ka publikuar shkaqet e vdekjes së të dyshuarit. (A2 Televizion)