Tentoi të vriste një person, arrestohet polici në Korçë

Nga A2 CNN
30 Prill 2022, 11:40 | Kronikë
Tentoi të vriste një person, arrestohet polici në

Një punonjës policie në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë është vënë pranga pasi akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se në pranga është vënë inspektori me iniciale A.B. i cili dyshohet se dy ditë më parë, në gjendje të dehur dhe jashtë detyrës funksionale, është përfshirë në konflikt për motive të dobëta me shtetasin B. D., të cilin ka tentuar ta qëllojë me armën e zjarrit pistoletë, të cilin e disponon si punonjës policie.

“Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se në momentin që punonjësi i policisë i ka drejtuar armën e shërbimit shtetasit B. D., ky i fundit ka mundur ta ndalojë duke i marrë armën nga dora, të cilën më pas e ka dorëzuar pranë shërbimeve të policisë.

Ndaj punonjësit të policisë janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit  Penal”, bën të ditur policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos