Teoria konspirative: Steve Jobs është gjallë dhe jeton në Egjipt

Nga A2 CNN
28 Gusht 2019, 14:16 | Lifestyle

Teoritë konspirative po “ziejnë” pas publikimit të një fotoje që, sipas tyre, tregon që Steve Jobs është shëndoshë e mirë.

Fotoja, e shkrepur në Egjipt dhe e shpërndarë në Reddit ditën e dielë, tregon një burrë që ngjan shumë me themeluesin e ndjerë të Apple, i cili ndërroi jetë në vitin 2011.

“Ai e dashuron Egjiptin dhe gjithmonë ka dashur një stil të thjeshtë jetese. Nuk jam i dhënë pas teorive konspirative, por mendoj se Jobs do të ishte aq i çmendur sa ta bënte vërtetë këtë gjë”, shkruan një përdorues i Reddit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos