Tërheqja e trupave amerikane, Stoltenberg: Misioni i NATO-s në Afganistan vijon

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 07:50 | Bota
Tërheqja e trupave amerikane, Stoltenberg: Misioni i NATO-s në

Nuk është pritur mirë nga shumë vende aleate të NATO-s vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupa të tjerë nga misionet në Afganistan dhe Irak.

Për këtë çështje, reagoi dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili përmes një postimi në Twitter deklaroi se misioni në Afganistan do të vijojë.

“Mbështesim procesin e paqes në Afganistan dhe në këtë kontekst do të vijojmë të kalibrojmë prezencën tonë në këtë vend. Do të vazhdojmë të këshillojmë, asistojmë forcat afgane në luftën e tyre kundër terrorizmit ndërkombëtar edhe pas uljes së numrit të forcave amerikane”, shkruan Stoltenberg.

Pentagoni njoftoi pak ditë më parë se do të tërheqë dhe 2500 trupa të tjera amerikane nga Iraku dhe Afganistani përpara se presidenti Trump të largohet nga detyra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos