Itali, janë 753 viktimat, të infektuarit nga COVID-19 përfaqësojnë 51% e të shtruarve në spital

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 18:08 | Bota
Itali, janë 753 viktimat, të infektuarit nga COVID-19

Janë gjithmonë e më shumë në rritje shifrat e pandemisë në Itali, ku sot janë regjistruar 34282 persona të infektuar, në rritje nga dita e djeshme pak më shumë se 32 mijë.

Por ende më shqetësuese janë shifrat e viktimave, që sot ishin 753, nga 731 të 24 orëve më parë.

Ndërkohë, një raport i autoritetet shëndetësore italiane tregon se pacientët me COVID kanë zënë 42% të vendeve në terapi intensive, ndërkohë që të infektuarit me virusin pandemik përfaqësojnë 51% të gjithë atyre që janë shtruar në spital.

Lombardia mbetet rajoni më i goditur me 7633 të infektuar, e ndjekur nga Kampanja me 3657 dhe Piemonte me 3281. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos