Sulmohet me armë helikopteri i presidentit të Kolumbisë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2021, 17:40 | Bota

Sulmohet me breshëri armësh helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Kolumbisë ndërsa fluturonte pranë kufirit me Venezuelën.

Presidenti Ivan Duque, së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm ishin duke udhëtuar drejt provincës së Santanderit kur ndodhi ngjarja.

Fatmirësisht nga ky incident nuk u lëndua askush, ndërkohë që një hetim ka nisur për ngjarje.

Presidenti Duque e konsideroi sulmin një akt frikacakësh dhe shtoi se nuk do të trembet asnjëherë nga këto ngjarje terroriste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos