
Rusia vijon të përballet me një valë të re infektimesh dhe shtim të fataliteteve nga koronavirusi, duke treguar edhe njëherë se fundi i kësaj pandemie është ende larg.
Në raportimet zyrtare bëhet me dije se në 24 orët e fundit 619 persona të tjerë kanë humbur jetën, bilanc ky më i larti që prej nisjes së vitit 2021.
Gjithashtu edhe numri i të infektuarve është dyfishuar në krahasim me fillimin e muajit, ku gjatë së shtunës u shtuan dhe 21 mijë raste të reja.
Zyrtarët në Moskë bëjnë me dije një e treta e rasteve të reja raportohen në kryeqytetin rus. Prej javës së shkuar, qytetarë e kryeqytetit rus, mund të marrin shërbime në restorante vetëm nëse janë të vaksinuar apo kanë certifikatë se e kanë kaluar sëmundjen. (A2 Televizion)