
Banorët në veri të ishujve Kuril, të Rusisë, rrezikojnë të goditen nga një cunam, pas një tërmeti me magnitudë 7.5 rihter të regjistruar midis oqeanit Paqësor dhe detit Okhotsk.
Autoritetet japoneze nuk lëshuan paralajmërim për cunam, ndërsa ato amerikane dhanë fillimisht një paralajmërim për Hauain, të cilin e anuluan më pas.
Në ishujt Kuril, banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në zona të larta edhe pse rreziku mbetet i ulët.
Si pasojë e tërmetit nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale. (A2 Televizion)