Trump zbulon bisedën e tij me Zotin: Kërkon të më testojë me koronavirusin

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 09:08 | Bota
Trump zbulon bisedën e tij me Zotin: Kërkon të më

Donald Trump e përshkroi ndikimin e koronavirusit mbi ekonominë amerikane si një mënyrë e Zotit për të testuar aftësitë e tij.

Në një miting në Uiskonsin, presidenti amerikan tha: “Ne ndërtuam ekonominë më të madhe në historinë e botës dhe tani duhet ta ribëjmë prapë. Ky është një testim për mua nga Zoti. Ai më ka thënë se e bëra një herë. Unë e pyeta nëse isha treguar i zoti në këtë gjë sepse vetëm unë mund ta bëja. Zoti më qortoi duke më thënë se nuk duhet të flisja kështu dhe më pas më tha se tani do të më duhet ta rindërtoj prapë ekonominë”.

Publiku qeshi me këtë deklaratë dhe Trump tha: “Dakord, po bëja shaka. Por, ekonominë unë do ta ringre prapë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos