Tërmet i fuqishëm në Greqi

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 22:07 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet me magnitutë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 21:58 të së enjtes në Kretë.

Epiqendra e lëkundjeve ishte 7 km në jug-jugperëndim të Moiras të Heraklion ndërsa thellësia fokale ishte 8.9 kilometra.

Mbrëmjen e së mërkurës, sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.2 Rihter.

Çfarë thonë sizmologët

“Është ende herët për të thënë nëse kjo ishte goditja kryesore” është shprehur për mediat në vend një zyrtar.

Nga ana e tij, sizmologu Gerasimos Papadopoulos, në një postim në llogarinë e tij në Facebook theksoi se kërkohet monitorim dhe vlerësim shumë i kujdesshëm nga shkencëtarët dhe masa mbrojtëse nga autoritetet vendore.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos