Tërmet i fuqishëm në Greqinë qendrore

Nga A2 CNN
9 Tetor 2022, 08:37 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Greqinë qendrore

Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihtër ka goditur pjesën qendrore të Greqisë në orët e para të mëngjesit.

Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, lëkundjet e forta u regjistruan në orën 01:02 në një thellësi prej 12.7 kilometrash në Gjirin e Korinthit, rreth 100 kilometra në perëndim të Athinës. 

Tërmeti është ndjerë në kryeqytet, por edhe në Peloponez. Nuk raportohet për dëme materiale apo njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos