U shkatërrua pjesërisht, ura e Krimesë i rikthehet trafikut, Washington Post: Sulm i shërbimeve ukrainase

Nga A2 CNN
8 Tetor 2022, 22:19 | Bota
U shkatërrua pjesërisht, ura e Krimesë i rikthehet trafikut,

Ura e Kerch-it, ose më mirë ura që lidh gadishullin e Krimesë me territorin e Krasnodarit në Rusi,  i është rikthyer sot pasdite trafikut, edhe pse të kufizuar pas sulmit të konkretizuar nga shpërthimi i një kamioni, që e ka shembur atë pjesërisht.

Dy trenat e parë të nisur nga Krimea kaluan normalisht urën, ndërkohë që trafiku i makinave, me një korsi, kishte filluar gjatë pasdites.

Ndërkohë, debati për autorët e sulmit mbetet i fortë, ashtu si pyetjet për përgjigjen e mundshme të Moskës pas sulmit ndaj një simboli të ndërtuar me urdhër të Putin, dhe të kushtuar rreth 3.7 miliardë euro për të celebruar aneksimin  e vetëshpallur të Krimesë në 2014.

https://a2news.com/2022/10/08/shperthim-cisterna-me-karburant-ne-uren-e-krimese-me-e-gjata-ne-europe/

Nga Kievi, këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, ka deklaruar se sulmi është faktikisht një çështje e brendshme ruse, më saktësisht midis shërbimeve sekrete të njohura si FSB, pasardhëset e KGB-së, dhe ministrisë së mbrojtjes, që akuzohet gjithmonë e më hapur për paaftësi.

Ky interpretim mund të gjej mbështetje edhe në urdhrin ekzekutiv të Putin, që i ka dhënë pikërisht FSB-së urdhrin dhe përgjegjësinë e mbrojtjes se kësaj ure strategjike, që sot e tutje.

https://a2news.com/2022/10/08/sa-keq-qe-nuk-ndodhi-per-ditelindjen-e-putinit-ne-kiev-lumturohen-per-uren-e-shperthyer/

Nga ana tjetër, burime ukrainase të botuara nga prestigjiozja Washington Post tregojnë për një përfshirje direkte të shërbimeve sekrete të Kievit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos