Tërmet i fuqishëm në Iran, raportohen viktima e të lënduar

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 08:21 | Bota
Tërmet i fuqishëm në Iran, raportohen viktima e të

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter ka shkaktuar të paktën 3 viktima dhe qindra të plagosur mëngjesin e së dielës.

Lëkundja, e cila zgjati për disa sekonda u regjistrua në pjesën perëndimore të vendit dhe u ndje në shumë qytete.

Nga tërmeti raportohen dëme në të paktën 70 fshatra në Khoy e Salmas, ndërkohë që pjesa më e madhe e banorëve ka mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e të mbijetuarve, teksa bilanci i viktimave mund të rritet dhe më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos