Tërmet i fuqishëm në vendin që është pjesë e “Unazës së Zjarrtë”

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 13:55 | Bota
Tërmet i fuqishëm në vendin që është pjesë e

Një tërmet i fortë, me magnitudë 7.0, ka goditur Indonezinë të premten. Sipas EMSC, epiqendra ishte në Surabaya dhe thellësia e tij ka qenë mbi 500 km, duke bërë që fatmirësisht të mos ketë viktima apo dëme të shumta materiale.

Indonezia shtrihet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë”, një zonë sizmike shumë aktive, ku pllaka të ndryshme në koren e Tokës takohen dhe krijojnë një numër të madh tërmetesh dhe vullkanesh.

Në muajin nëntor, një tërmet me magnitudë 5.6 në Javën Perëndimore, vrau 602 persona. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/12/njihuni-me-zonen-e-planetit-ku-bie-shumica-e-termeteve/
https://a2news.com/2020/08/10/400-vjet-ne-heshtje-shperthen-vullkani-pjese-e-unazes-se-zjarrte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos