Tërmet me magnitudë 5 rihter në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndihen edhe në Tiranë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2020, 15:26 | Aktualitet

Një tjetër tërmet, këtë herë me magnitudë 5 i shkallës rihter ka rënë rreth orës 15:25 minuta pranë Gostivarit në Maqedoninë e Veriut.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në disa qytete në Shqipëri, madje deri në Shkodër.

Ky është tërmeti i dytë relativisht i fuqishëm që ka rënë thuajse në të njëjtën zonë. Rreth orës 04:54 të së mërkurës u regjistrua një tërmet me magnitudë 5,1 rihter, me epiqendër në fshatin Leunovo të Mavrovës, në afërsi të Gostivarit.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/11/lekundje-te-fuqishme-ne-afersi-te-gostivarit-ndihen-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos