Tërmet me magnitudë 5.9 gjatë intervistës, kryeministrja e Zelandës së Re ruan qetësinë

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 08:12 | Bota
Tërmet me magnitudë 5.9 gjatë intervistës, kryeministrja e

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ishte në mes të një interviste kur një tërmet me magnitudë 5.9 goditi Uellingtonin.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës, kur kreu i qeverisë së Zelandës së Re po jepte intervistë “live” për “Channel Three” nga godina qeveritare.

“Po bie tërmet këtu… goxha lëkundje. I shihni besoj gjërat që po lëvizin pas meje. Ndaloi. Nuk jam poshtë ndonjë gjëje që mund të bjerë, kështu që besoj se jam e sigurt”, tha kryeministrja përpara se të vazhdonte normalisht intervistën. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CAm2ui5AVeV/

A2 CNN Livestream

Latest Videos