Tërmet me magnitudë 6.1 në Tokio, pezullohen trenat

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 16:51 | Bota
Tërmet me magnitudë 6.1 në Tokio, pezullohen trenat

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 u regjistrua në Tokio në orën 22:41 me orën lokale dhe (15:42 me orën tonë) me epiqendër në prefekturën Chiba, në lindje të kryeqytetit.

Kjo u njoftua nga Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA) e cila nuk lëshoi ​​asnjë alarm për cunami, por sipas matjeve të intensitetit të tërmetit ai ishte në nivelin 5, ndërsa shkalla maksimale e matjes japoneze është prej 7 niveleve.

Për momentin, sipas televizionit publik NHK, nuk ka raporte për dëme në njerëz ose prona, por shërbimet e trenit super të shpejtë Shinkansen, janë pezulluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos