Mbretëresha e bukurisë që është më e pasur se Elisabeth dhe pas divorcit

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 10:28 | Bota

Ajo është mbretëresha e bukurisë që ka më shumë pasuri se Mbretëresha Elisabeth. Dhe tani, Kirsty Bertarelli është e divorcuara më e pasur në Britaninë e Madhe.

DailyMail ka mësuar së fundmi se modelja dhe popstarja është divorcuar me bashkëshortin e saj miliarder Ernesto, me të cilin kishte 21 vite martesë dhe 3 fëmijë.

Një burim pranë familjes konfirmon se Ernesto dhe Kirsty Bertarelli tashmë janë të divorcuar, ndërsa marrëveshja është arritur gjatë verës.

Së bashku, ata ishin renditur këtë vit në vendin e 14 të personave më të pasur me 2.9 miliardë paund, pasuri që është më e madhe se prodhimi i brendshëm i vendeve si Bahamas, Brunei dhe Armenia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos