
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, po hetohet nën dyshimet për dhënie të ryshfetit dhe shkelje të besimit, siç njoftuan prokurorët anti-korrupsion.
Paraprakisht, autoritetet bastisën zyrat e partisë konservatore të Kurzit dhe disa ndihmësve kryesorë të tij.
Dyshimet janë se, duke filluar nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, ka përdorur fondet qeveritare për të siguruar mbulim të favorshëm mediatik.
Kurz dhe Partia e tij Popullore thanë se hetimet janë të motivuara politikisht. Prapa hetimeve fshihen motive politike. “Jam i bindur se këto akuza do të rezultojnë të rreme”, ishte reagimi i Kurz. (A2 Televizion)