Tërmet në brigjet italiane të Adriatikut, magnituda 4.1

Nga A2 CNN
9 Qershor 2022, 15:33 | Bota
Tërmet në brigjet italiane të Adriatikut, magnituda 4.1

Një tërmet ka frikësuar popullsinë italiane në brigjet e Adriatikut.  

Sipas Institutit Italian të Sizmologjisë, magnituda e lëkundjeve ka arritur 4.1 dhe epiqendra është lokalizuar në det, rreth orës 13.18, në afërsi të San Benedetto del Tronto.  

Lëkundjet janë ndjerë gjerësisht në Italinë qendrore, ndërkohë që janë pezulluar disa linja hekurudhore. Nuk sinjalizohen për momentin viktima ose dëme domethënëse në banesa.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos