Tërmeti hap gropën misterioze në mes të përroit dhe than ujin për 11 ditë

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2023, 15:23 | Bota

Lëkundjet e tërmetit që tronditën Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e 6 shkurtit shkaktuan jo vetëm dëme katastrofale në ndërtime, por edhe fenomene të çuditshme natyrore.

Përveç shkëmbinjve të çarë në dysh, apo një rripi kilometrik toke të hapur, më i çuditshmi u regjistrua në rrethin e Lice të Dijarbakırit, ku në mes të një përroi u krijua një gropë e madhe thithëse, e cila tërhoqi të gjithë ujin dhe thau shtratin e përroit në 11 ditë.

Gropa thithëse e hapur tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të shumtë vendas, kjo për faktin se përroi qindravjeçar i fshatit të tyre ishte zhdukur sa hap e mbyll sytë, ndërsa ende nuk kanë një shpjegim se ku ka përfunduar uji nga gropa. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/catia-e-derrit-manovra-tradicionale-e-minatoreve-qe-po-shpeton-jete-njerezish-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/16/shkembi-ndahet-ne-dysh-dhe-ngec-ne-shtepine-e-te-moshuares-evakuohet-nje-fshat-i-tere-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/16/mbijeton-mbi-10-dite-pa-ngrene-nen-rrenoja-ndodh-mrekullia-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/16/cmendet-turku-hyn-ne-banese-dhe-hedh-nga-ballkoni-dysheket-batanijet-jasteket-e-qilimat/
https://a2news.com/2023/02/16/momenti-emocionues-kur-nena-bashkohet-me-foshnjen-6-muajshe-qe-u-gjet-rastesisht-nga-fqinji-e-gjalle-nen-rrenoja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos