Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet, raportohen edhe viktima

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 08:48 | Bota
Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet, raportohen edhe viktima

Një tërmet me magnitudë 6,6 i shkallës rihter tmerroi banorët e ishujve Filipine, të cilët braktisën ambientet e tyre dhe u drejtuan drejt vendeve të hapura për t’i shpëtuar rrezikut.

Shkollat në vend u mbyllën dhe pati ikje të energjisë elektrike në disa rajone, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale janë konfirmuar edhe dy të vdekur.

Ky ishte më i fortë se tërmeti i datës 16 tetor që i mori jetën 5 personave dhe ekziston frika për rritjen e numrit të viktimave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos