Tërmeti i fuqishëm shkakton viktima e të lënduar në Iran

Nga A2 CNN
8 Maj 2020, 08:19 | Bota
Tërmeti i fuqishëm shkakton viktima e të lënduar në

Një tërmet i fuqishëm 5.1 Rihter ka goditur Iranin në orët e para të mëngjesit të së premtes duke iu marrë jetën të paktën 2 personave dhe plagosur 22 të tjerë.

Epiqendra e tërmetit ishte në mes të provincave Tehran dhe Mazandaran, dy prej zonave më të populluara në vend.

Tërmeti i fuqishëm u pasua dhe nga disa paslëkundje më të vogla duke detyruar me qindra mijëra banorë të qëndrojnë jashtë shtëpive prej frikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos