Gjatë tërmetit 5.3 të shkallës rihter që goditi sërish vendin pasditen e së mërkurës, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte duke folur për gazetarët nga Thumana, ku kishte shkuar për të parë nga afër pasojat e tërmetit të rëndë.
Thaçi ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrit Erion Braçe, ndërsa tërmeti nisi vetëm pak pas fjalës së tij.
Të dy ata kërkuan që të ruhej qetësia, ndërsa pas ndërprerjes së lëkundjeve, Presidenti i Kosovës, vazhdoi sërish fjalën e tij për gazetarët. (A2 Televizion)