Konferenca pas ndeshjes, Maran: Nuk duhet të ulim ritmin pas golit, fokusi te Bjellorusia

Nga Dea Kozma
13 Nëntor 2026, 11:51 | Futboll

Ne nuk duhet të bëhemi ekip pasiv, sepse kur ndodh kjo, kundërshtarët fillojnë të bëjnë lëvizjet e tyre. Duhet të kemi presionin e duhur ndaj tyre. Lejojmë pak, por nëse e lëshojmë presionin, siç ndodhi në fund, e kemi parë që nuk jemi aty ku duhet.

Ka bërë një gol të madh. Me kontrollin dhe një goditje të tillë, e pres këtë nga ai dhe lojtarët e tjerë. Na ka treguar se mund të shënojë gola të tillë. Jam i bindur se ka numra të tillë në këmbët e tij. Muçi ndihet i rëndësishëm për këtë ekip, ashtu si të gjithë të tjerët.

Barazim me Bjellorusinë? Është një përgjigje e rrezikshme. Skuadra jonë nuk duhet të bëjë asnjëherë llogari. Duhet të jetë e aftë të zbresë në fushë dhe të zhvillojë paraqitjen sa më të mirë.

Jam unë i pari që nuk duhet të bëj llogari, sepse nuk do të jepja mesazhin e duhur. Prandaj, duhet të zbresim gjithmonë në fushë për të dhënë maksimumin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos