Tërmeti me magnitudë 4.7, prefekti Dibër: Ka dëme në ndërtesa, jo me rrezik për jetën

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 10:11 | Aktualitet
Tërmeti me magnitudë 4.7, prefekti Dibër: Ka dëme në

Në Dibër raportohen dëmtime në disa ndërtesa në të gjithë qarkun. Megjithatë, prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu thotë se dëmtimet nuk rrezikojnë jetën e banorëve. Evidentimi i dëmeve në terren vijon.

“Për fat të mirë nuk kemi dëmtime në njerëz, ka dëmtime të lehta në banesa kryesisht të amortizuara. Me urdhër të kryetarit të Bashkisë ka dalë urdhri për ngritjen e grupeve të vlerësimit të cilët po marrin ankesat e qytetarëve dhe sipas njësive administrative do të bëjmë verifikim në terren në të gjithë territorin e Bashkisë Klos. E njëjta gjë edhe në Mat, Bulqizë e Dibër. Ka ndërtesa të dëmtuara në Klos, por edhe Mati dhe Bulqiza janë prekur. Në Bashkinë Klos ka ankesa të qytetarëve, të verifikuara janë rreth 22 ndërtesa dhe në orët në vazhdim do të shohim si do të shkojë situata. Nuk janë dëmtime që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Në 2-3 ndërtesa që mendohen dëmtime të rënda kanë shkuar edhe grupet e punës”, tha prefekti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos