
Paraditen e së hënës, Shtabi i Emergjencave u mblodh në Klos, pas tërmetit të së dielës.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua 14 kilometra në juglindje të Burrelit dhe 23 kilometra në verilindje të Tiranës. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, fillimisht, tërmeti u raportua me magnitudë 5,24, ndërsa më pas është saktësuar në 4,7.
Ndërkohë, lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 4,1.
Deri tani, raportohet për dëmtime të lehta dhe pa pasoja. Ka 8 ankesa në njësinë Xibër, 2 në njësinë Gur dhe 12 në Klos.
Ndërkohë, situata në Qarkun Elbasan paraqitet normale dhe pa probleme. Strukturat e Emergjencave Civile theksojnë se në 7 bashkitë e qarkut nuk rezultojnë dëme në njerëz apo banesa nga tërmeti i mbrëmshëm. (A2 Televizion)