Tërmeti në Greqi, mbyllen shkollat në disa zona

Nga A2 CNN
10 Janar 2022, 08:04 | Ballkani
Tërmeti në Greqi, mbyllen shkollat në disa zona

Autoritetet lokale në prefekturën e Follorinës vendosën të mbyllin shkollat dhe kopshtet për ditën e hënë, për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi rajonin, mbrëmjen e së dielës.

Tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter është ndjerë veçanërisht në qytetin e Follorinës, pasi epiqendra e tij ishte pikërisht në këtë zonë.

Sipas kryebashkiakut të Follorinës, Vassilis Giannakis, deri në këto momente janë raportuar vetëm dëme të vogla materiale.

Banorët e Follorinës raportohet ta kenë kaluar natën jashtë shtëpive të tyre dhe pjesa më e madhe në makina, larg zonave të banuara.

Tërmeti i djeshëm u ndje i fortë edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos