
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 Rihter tronditi të premten Iranin dhe shkaktoi vdekjen e të paktën 6 personave si dhe plagosi më shumë se 300 të tjerë.
Shërbimet sizmiologjike raportojnë se tërmeti u regjistrua në orët e para të mëngjesit në jugperëndim të Ardabil.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA bën me dije se tërmeti i fuqishëm u pasua nga 60 paslëkundje duke shkaktuar panik te banorët që e kaluan natën jashtë banesave të tyre.
Ekipet e ndihmës së shpejtë ndodhen në terren dhe po mjekojnë personat e lënduar nga tërmeti. Bilanci i viktimave nga ky tërmet pritet të rritet në orët në vijim për shkak të numrit të madh të të plagosurve. (A2 Televizion)