Tërmeti shkund vendin, orët e ankthit në Tiranë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2019, 11:23 | Aktualitet
Tërmeti shkund vendin, orët e ankthit në Tiranë

Tërmeti i pazakontë i së shtunës shkundi nga themelet kryeqytetin e vendit. Afërsia në kilomentra me epiqendrën e tij bëri që Tirana të ndjente lëkundje të forta, që shkaktuan dëme materiale, disa persona të lënduar lehtë, por edhe shumë panik tek qytetarët.  

Pallatet u zbrazën nxitimthi nga banorët, që zunë sheshe dhe rrugë sa më larg ndërtesave. Lëkundjet e mëvonshme shtonin frikën. Deri në orët e mbrëmjes, në Spitalin e Traumës u paraqitën 68 persona për ndihmë mjekësore. Ata kishin pësuar demtime të lehta, nga gërvishtje deri tek fraktura, të shkaktuara kryesisht në momentet e daljes nga pallatet e banimit.

Për asnjë prej tyre nuk ka qenë i nevojshëm shtrimi në spital. Dëmtimet më të mëdha materiale janë shënuar në palate apo objektet publike të vjetëruara.

Në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, shkëputja dhe shembja e një parvazi në çatinë e godinës dëmtoi krejtësisht dy automjete të parkuara. 

Plasaritje u krijuan edhe në pallate të pas viteve ’90 në zonën e “Don Boskos”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos