Terrori në Strasburg, policia vret autorin

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2018, 21:58 | Bota
Terrori në Strasburg, policia vret autorin

Policia franceze ka vrarë autorin e sulmit të tregut të Krishtlindjeve dy ditë më parë në Strasburg.

Që prej sulmit të së martës në mbrëmje, Cherif Chekatt ishte në arrati, ndërsa në operacionin për kapjen e tij ishin angazhuar me qindra policë si edhe një helikopter.

https://a2news.com/2018/12/12/terror-ne-tregun-e-krishtlindjeve-3-te-vrare-dhe-13-te-plagosur-ne-strasburg/

Tre persona mbetën të vrarë, ndërsa disa të tjerë u plagosën në sulmin e së martës. “France Info” raporton se Chekatt u gjet i fshehur në një depo në zonën e Meinau ku u qëllua për vdekje nga policia.

Cherif Chekatt, një francez me origjinë nga Afrika e Veriut, ishte radikalizuar ndërsa ishte në burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos