Për të dytin vit radhazi, Teuta ka fituar Superkupën e Shqipërisë.
Ekipi durrsak mundi pasditen e së shtunës Vllazninë me rezultatin 3-0, për të nisur me trofe sezonin e ri të futbollit shqiptar.
Aleksi (57’), Gruda (62’) dhe Plaku (94′) ishin autorët e golave në ndeshjen ku bëri debutimin e saj në futbollin shqiptar edhe teknologjia.
VAR-i ndërhyri në një moment, duke i anuluar një gol Vllaznisë për pozicion jashtë loje. (A2 Televizion)