
Teuta mbetet pa sulmues. Dejvid Kapllani dhe Rubin Hebaj janë dy futbollistët e parë të larguar nga skuadra e Teutës. Ka qenë vetë faqja zyrtare e klubit e cila me anë të një postimi, njoftoi prishjen e marrëveshjes me dy lojtarët.
Hebaj u rikthye te Teuta në janar të vitit 2022 dhe pas një viti dy palët vendosën të mos rinovonin kontratën. Në sezonin aktual, shkodrani luajti gjithsej 17 ndeshje dhe realizoi 2 gola.
Sa i përket Dejvid Kapllanit, një lojtar i rritur tek akademia e Teutës, nuk ishte në planet e teknikut Edi Martini dhe për këtë klubi vendosi të prishë kontratën me sulmuesin 21-vjeçar. E ardhmja e tij me shumë gjasa do të jetë tek Erzeni, aty ku në krye të bankinës qëndron babai i tij, Xhevahir Kapllani. (A2 Televizion)