Merkato e Bayern, Sommer zëvendëson Neuer, pritet firma e Blind

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 17:05 | Futboll
Merkato e Bayern, Sommer zëvendëson Neuer, pritet firma e Blind

Bajerni i Mynihut përforcohet në merkato, për të zëvendësuar Lucas Hernandez dhe Manuel Neuer, dy yjet e dëmtuar gjatë periudhës së Kupës së Botës.

Për të zëvendësuar kapitenin Neuer, i cili theu këmbën duke bërë ski, kandidat kryesor është Yann Sommer.

Portieri i Zvicrës e njeh mjaft mirë kampionatin gjerman dhe prej moshës 34-vjeçare nuk përbën një investim që rëndon arkat e klubit.

Ndërkohë, për krahun e majtë të mbrojtjes, si pasardhës i Lucas është përzgjedhur Dalei Blind. Mbrojtësi holandez pritet që në orët në vijim të udhëtojë drejt Gjermanisë për vizitat mjekësore dhe firmën në kontratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos