Manchester City ka arritur të marrë 3 pikë të arta në një transfertë të vështirë në Londër ndaj Chelsea-t.
Në një ndeshje thuajse të barabartë, Mahrez ishte njeriu që vendosi fitoren e skuadrës së Guardiola-s me një gol të shënuar në pjesën e dytë. Ndërkohë, Chelsea me mungesat e shumta nuk mundi të reagonte edhe pse City menaxhoi si duhet sfidën pas golit të avantazhit.
Pas kësaj fitoreje, Manchester City mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, 5 më pak se Arsenali kryesues. Ndërkohë, Chelsea vijon rënien e lirë pasi ka përfunduar në vendin e 10 me vetëm 25 pikë. (A2 Televizion)