Teuta mund Tiranën dhe ngre Kupën për 100-vjetorin e klubit

Nga A2 CNN
3 Gusht 2020, 14:30 | Aktualitet

Teuta është skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë. Skuadra durrsake i mohoi suksesin e dyfishtë këtë sezon Tiranës, ndërsa mundi bardheblutë me rezultatin 2-0 në stadiumin kombëtar, duke fituar kështu Kupën e Shqipërisë pas 15 vitesh në një finale pa spektatorë. Durrsakët kaluan në avantazh që në minutën e dytë me Rustem Hoxhën, që realizoi pas një goditje nga këndi e më pas vulosën fitoren me talentin Lorenco Vila. Një kupë aq e pritur nuk pati mundësi të festohej në ambientet e brendshme të stadiumit kombëtar, por ishin të shumtë mbështetësit e Teutës në Durrës por edhe në kryeqytet që me mbarimin e ndeshjes u shfaqën të entuziazmuar për triumfin e merituar. Titulli i dedikohet qytetit të Durrësit për të gjitha vështirësitë e kaluara gjatë kohëve të fundit, u shpreh presidenti i klubit Edmond Hasanbelliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos