
Teuta shpallet kampione në ping pong për të dhjetin vit radhazi. Vajzat durrsake treguan dhe një herë se nuk njohin rivalë në Shqipëri, por synimet dhe pritshmëritë e tyre janë në arenën evropiane.
Samanta Agolli, një kampione absolute Shqipërie, pas ndeshjes tregoi emocionet dhe objektivat e saj për të ardhmen: “Falenderoj trajnerin dhe shoqet e ekipit. Tani të vazhdojmë të përmirësohemi”.
Edhe trajneri i saj, Musa Tërniqi, tha se niveli i ping pongut sot është i kënaqshëm, ndërsa pret shumë nga skuadra e tij në arenën europiane.
Sekretari i Federatës së Ping Pongut, Tonin Binjoshi, u shpreh se interesi për sportin e ping pongut po rritet çdo ditë.
Fituesit do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në Lojrat Mesdhetare dhe ato Ballkanike. (A2 Televizion)