Thatësira, bie ndjeshëm niveli i Fierzës, por larg “pikës së vdekjes”

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 12:12 | Ekonomi
Thatësira, bie ndjeshëm niveli i Fierzës, por larg

Thatësira dhe temperaturat e larta kanë bërë që niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës, të ulet ndjeshëm në 2 javët e gushtit.

Në krahasim me fillimin e muajit gusht nga 281.48 m, kuota në liqenin e Fierzës, aktualisht është në 278.62 m, ndërsa prurjet kanë zbritur më 60 metër kub ujë në sekondë.

Edhe pse në Kukës, dy ditë më parë, ranë disa rrebeshe shiu sërish nuk mjaftoi që lumenjtë të furnizonin siç duhet liqenin e Fierzës. Edhe rezerva energjetike ka pësuar rënia gjatë periudhës 2-javore, ku sipas të dhënave zyrtare rezulton në 722.9 GWH, nga 812 GWH që ishte në datën 1 gusht.

Kujtojmë se Hidrocentrali i Fierzës, ka qëndruar gjatë 2022 nën mesataren historike sa i takon nivelit të ujit. Në janar liqeni i Fierzës ishte  270.68 metra  nën mesataren historike që llogaritet 275.5 metra.

Në shkurt Fierza shënoi 268.28 metra për të kulmuar në mars me 260.67 metra teksa mesatarja për këtë periudhë është 279.82 metra për të vijuar në prill me rritje deri në maj kur niveli edhe pse arriti 289 metra sërish ishte nën mesataren historike për këtë periudhë e cila është 290.68. Në qershor niveli i Fierzës, ishte 288 metra ndërsa mesatarja historike është 289.53 metra.

Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij, 296 metra, ka një kapacitet ujëmbajtës prej 2.7 miliardë metër kub ujë.

Ndërsa në nivelin e të ashtuquajturës “pikë e vdekjes”, 242 metra, kapaciteti është 1.2 miliard metër kub ujë, që nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.

??????? ??????? ??̈ ???????̈? ? ????? ???? ?????????:

Prurjet natyrore në kaskadë janë :

HEC Fierzë  60 m3/s

HEC Koman 20 m3/s

HEC Vau i Dejës 7 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

Hec Fierzë 278.62 mmnd,

Hec Koman 174.08 mmnd,

Hec Vau Dejës 73.67 mmnd

Prodhimi ditor në të tre HEC-et është :

17,000 MWh (ditor)

Rezerva Energjetike është:

722.9 GWh (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos