
Juventus është finalistja e parë e Kupës së Italisë, pasi gjysmëfinalja e dytë ndaj Interit përfundoi në barazim 0-0.
Falë fitores 2-1 në San Siro, janë bardhezinjtë ata që do të luajnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Itali.
Ekipi i drejtuar nga Andrea Pirlo u mbrojt mirë, duke mos lejuar hapësira për zikaltërit, të cilëve u duheshin dy gola për t’u kualifikuar më tej.
Juventus do të përballet në finale me fituesen e çiftit Atalanta-Napoli. (A2 Televizion)