
Ilir Meta vazhdon të bëhet pjesë e mediave britanike për postimet e tij në rrjetet sociale në mbështetje të skocezëve të Celtic.
Një ditë më parë, pasi Celtik arriti të kualifikohet për në fazën e ardhshme të Champions League ndaj boshnjakëve të Sarajevës, Ilir Meta bëri një postim në rrjetet sociale në mbështetje të skocezëve.
Përveçse u shpërnda në media e portalet shqiptare, ky postim përfundoi edhe në prestigjiozen britanike “The Sun”, e cila shkruan se Presidenti shqiptar po “çmend” tifozët skocezë, ndërsa thekson edhe mundësinë që Meta mund të udhëtojë në Skoci për të ndjekur nga afër skuadrën e tij të preferuar. (A2 Televizion)