All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Themeli tregon se sa janë prekur buxhetet e familjeve shqiptare nga rritja e çmimeve

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 21:32 | Ekonomi
Themeli tregon se sa janë prekur buxhetet e familjeve shqiptare nga rritja
All - Paragraf - 1

Erald Themeli, drejtor i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, u shpreh në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, se “rritja e kërkesës për produkte, ka detyruar bizneset që të kërkojnë më shumë fuqi punëtore dhe të paguajnë më shumë për sigurimin e kësaj fuqie punëtore”.

“Pikërisht për këtë, Banka e Shqipërisë ka deklaruar me kohë që presim që inflacioni të shkojë 3% në fund të vitit 2022 dhe kemi parashikuar fillimin e normalizimit të politikës monetare gjatë këtij viti”, u shpreh Themeli.

All - Paragraf - 3

“Gjithashtu, kemi patur rritje të energjisë, të naftës dhe të indeksit të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Duke qenë se produktet që tregtohen në vend janë shumica produkte importi, rritja e çmimeve ka nisur të pasqyrohet në ekonominë vendase”, shtoi drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë.

Sipas tij, nuk ka evidenca për abuzime me çmimet, pavarësisht se nuk i përjashton raste të tilla.

Kur u pyet se sa janë prekur buxhetet e familjeve shqiptare, Themeli tha se produktet kushtojnë sot mesatarisht 3,7% më shumë sesa një vit më parë.

All - Paragraf - 6

“Kuptohet që familjet me të ardhura më të pakta, shpenzojnë më shumë për ushqime, pra për artikujt që janë rritur më shumë, kështu që perceptimi i tyre i inflacionit është shumë më i lartë. Por, vërtet kemi një rritje të kostos së jetesës, por konstatojmë edhe një rritje të të ardhurave në ekonomi”, deklaroi Themeli. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos