Theu herësin në Elbasan, Boçi: Duhet të dilje nga etika për të përballuar atë lloj përplasje

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 22:35 | Politikë
Theu herësin në Elbasan, Boçi: Duhet të dilje nga etika

Luçiano Boçi ia doli në zgjedhjet e vitit 2021 të thyente herësin e vendosur në kodin zgjedhor, në zonën më të nxehtë elektorale, në Elbasan. Megjithatë, sipas tij, kjo është provë se në zonën e tij elektorale, më shumë se kudo tjetër, pati tentativa për përvetësimin e votës nga ana e socialistëve, me mënyra nga më të ndryshmet.

“Ishte shumë e vështirë, sepse u përballëm me shumë padrejtësi, sidomos të fokusuara në Elbasan, si dëshmi e rrëmbimit të mandatave. Unë e kam edhe më të prekshme dhunimin e votës. Nuk mund të thuhet se meqë e mora mandatin, këto kanë rënë. Energjitë që janë shpenzuar nga mua vetë dhe Partia Demokratike për arritjen e rezultatit kanë qenë të jashtëzakonshme”, tha Boçi në Intervistë me Merita Haklaj në A2 CNN.

“Sepse duhet të dilje shpesh nga formimi dhe etika, për të përballuar atë lloj përplasje që ekzistonte në Elbasan me pushtetin, me policinë e pushtetit dhe atë çka ofronte në terren PS, që përdori të gjitha mekanizmat për rrëmbimin e votës, nga paraja te kërcënimi ekonomik, e natyrave të tjera, me mënyrë të pista. Fakti i marrjes së mandatit me mund e dëshmon edhe më tepër që tendencat e grabitjes së votës ishin të forta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos