
Thiago Silva nuk do të rinovojë me Paris Saint Germain. Kampionët e Francës kanë zgjedhur të mbyllin bashkëpunimin me mbrojtësin brazilian, kontrata e të cilit skadon këtë verë.
Kështu, ish-kapiteni i Milanit do të ketë mundësinë të largohet në shtator me parametra zero te një nga klubet që do të interesohet.
Silva u transferua në vitin 2011 në Paris, atje ku fitoi 7 kampionate, 7 Superkupa franceze, 5 Kupa të Ligës dhe 4 Kupa të Francës, por nuk mundi të fitojë Champions League.
Mbrojtësi i Paris Saint Germain, i kushtëzuar shpesh nga dëmtimet, do të mbushë 36 vjeç në muajin shtator, e megjithatë disa zëra në merkato e lidhin atë me një rikthim të mundshëm te Milan apo një kalim te Everton në Angli. (A2 Televizion)