Merkato e Serie A, nga 1 shtatori deri më 5 tetor

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 21:57 | Futboll
Merkato e Serie A, nga 1 shtatori deri më 5 tetor

Merkato e verës në elitën e futbollit italian do të zhvillohet në vjeshtë. Konfirmimi u dha nga Asambleja e Ligës së Futbollit, që vendosi se për shkak të ndërprerjes së sezonit nga koronavirusi, afati i transferimeve do të hapet më 1 shtator, ndërsa tradicionalisht lëvizjet e lojtarëve nisin më 1 qershor.

Sipas datave të reja, merkato e sezonit 2020-2021 do të përfundojë më 5 tetor.

Vendimi ishte i pashmangshëm, edhe sepse Serie A do të rinisë më 20 qershor me ndeshjet e javës së 25-të dhe është parashikuar të përfundojë në fillim të muajit gusht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos